Immobile te Borussia, arrihet akordi

30/05/2014 00:00

Golashënuesi i Serie A për vitin që lamë pas, Ciro Immobile ka arritur akordin me gjermanët e Borussia Dortmund, të cilët do të paguajnë rreth 19 milionë euro dhe lojtari do të nënshkruaj një kontratë 5 vjeçare, ku do të përfitojë 2 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Torino dhe Juventus, dy ekipet që kanë në pronësi lojtarin, arritën marrëveshjen për shitjen e lojtarit italian te Dortmund.

Immobile, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A me 22 gola sezonin e fundit, do të ndjekë rrugën e Ibrahimovic dhe Cavanit, të cilën u larguan nga Italia pasi kishin dalë golashënues.  

Top Channel