Franca lë jashtë Nasrinë dhe Abidalin

14/05/2014 00:00

Didier Deschamps ka shmangur listën paraprake për të qartësuar menjëherë se cilët janë lojtarët që do të marrë në Botërorin e Brazilit dhe i ka dorëzuar FIFA-s listën përfundimtare prej 23 lojtarësh dhe gjithashtu 7 lojtarët rezervë që do të jenë të gatshëm në rast nevoje.

Bie në sy mungesa e mesfushorit Samir Nasri dhe e mbrojtësit veteran Eric Abidal.

“Nasri thotë se nuk qëndron dot në stol dhe kjo gjë ndikon tek grupi. Është një lojtar i shkëlqyer, por statusin e titullarit që ka tek City nuk e ka fituar dot kurrë në kombëtare. Nuk kam marrë lojtarët më të mirë, por grupin më të fortë”, shpjegoi Deschamps.

Surprizë është grumbullimi i lojtarit të Lionit Clement Grenier.

Ja lista përfundimtare e Francës:

Portierë: Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille), Mickaël Landreau (Bastia)

Mbrojtës: Raphaël Varane (Real Madrid), Mamadou Sakho (Liverpool), Mathieu Debuchy (Newcastle), Laurent Koscielny (Arsenal), Lucas Digne (Psg), Eliaquim Mangala (Porto), Bacary Sagna (Arsenal), Patrice Evra (Manchester United).

Mesfushorë: Yohan Cabaye (PSG), Paul Pogba (Juventus), Blaise Matuidi (PSG), Moussa Sissoko (Neëcastle), Clément Grenier (Lyon), Rio Mavuba (Lille), Mathieu Valbuena (Marseille).

Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Franck Ribéry (Bayern Munchen), Antoine Griezmann (Real Sociedad), Olivier Giroud (Arsenal), Loïc Rémy (Newcastle).

7 rezervat – Schneiderlin (Southampton), Gonalons (Lyon), Lacazette (Lyon) Ruffier (Saint Etienne), Perrin (Saint Etienne),  Tremoulinas (Saint Etienne) dhe Remy Cabella (Montpellier)

Top Channel