Pique: Nuk e ka fajin Martino

22/04/2014 00:00

Gerard Pique ka deklaruar se trajneri “Tata” Martino nuk ka asnjë faj për humbjet e fundit të Barcelonës që me shumë mundësi do e lënë pa asnjë titull skuadrën katalanase në fund të sezonit aktual.

Barça u eliminua nga Atletico Madrid në Ligën e Kampioneve, humbi finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madrid dhe aktualisht renditet 4 pikë larg vendit të parë në kampionatin spanjoll.

“Rendimenti ynë nuk ka qenë ai që pritej dhe fajin për këtë e kemi ne futbollistët. Të gjithë duhet të bëjmë autokritikë. Mendoj se Martino nuk ka asnjë faj për atë që ka ndodhur këtë sezon. Ai erdhi vonë dhe ka punuar mirë”, tha qendërmbrojtësi spanjoll.

Pique foli edhe për formën jo të mirë të shfaqur nga Leo Messi në ndeshjet përcaktuese të këtij sezoni: “Është lojtari më i mirë në histori, nuk e konceptoj dot si mund të kritikohet. Falë tij kemi fituar ato që kemi fituar. Leo e do klubin, qytetin dhe ndihet mirë në Katalunjë.”

Top Channel