Wawrinka fiton turneun e Montekarlos

21/04/2014 00:00

Stanislas Wawrinka fitoi turneun Masters 1000 të Montekarlos duke mundur në finale 32-vjeçarin Roger Federer me rezultatin 4-6, 7-6 dhe 6-2.

Fituesi i Australian Open konfirmoi se është një forcë e re në tenisin e meshkujve dhe se do të jetë i vështirë për t’u mundur në turnetë europianë në dhe’.

Ky është titulli i parë i zviceranit në kategorinë Masters 1000, ku më parë kishte arritur finalet në Romë (2008) dhe Madrid (2013).

Wawrinka me këtë fitore arrin të mbajë edhe vendin e tretë në renditjen ATP.

Nga ana e tij, Roger Federer vazhdon të mos e fitojë turneun e Montekarlos edhe pse ka qenë katër herë në finale.

Top Channel