Kompleksi ‘Jon’, padi për gjykatës, inspektorë…

03/12/2013 00:00

Task forcë për mbrojtjen e territorit pretendon se në ndërtimin e
kompleksit ‘Jon’ në Ujin e Ftohtë në Vlorë, rezulton se ka shkelje të
rënda.

Ne cilesine e kreut te kesaj task force, ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka kerkuar ndjekje penale per gjykates, regjistrues pasurish te patundshme, kryeinspektore dhe inspektore punonjes te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ne nje material prej 49 faqesh i eshte drejtuar Prokurorise se Vlores, me nje kallëzim penal ne te cilin perfshihen te gjitha relacionet, ku verehen shkelje të rënda të legjislacionit në fushën e pronësisë, në zbatimin e lejes së ndërtimit, si dhe probleme të krijuara nga ky ndërtim në perspektivën e zhvillimit turistik të zonës.

Ndjekje penale eshte kerkuar per kryeinspektorin dhe disa inspektore te Inspektoriatit Ndërtimor dhe Urbanistik, Bashkia Vlore qe nuk kanë ushtruar funksionin e kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës. Siç del ne relacion, inspektoret e Bashkise kane lejuar me shume se 1 mije mtra ndertim nga leja e dhene nga Bashkia, ku perfshihet shtese ndertimi, nje pishine dhe nje parking.

Kallëzimi shkon edhe me tej duke prekur edhe gjykatesit. Sipas relacionit eshtë kthyer nje pronë në bregdet në kundërshtim me parashikimet ligjore, eshte bere rritja fiktive e sipërfaqes së pronës duke konkluduar që pronarët të merrnin sipërfaqe edhe në det.

Eshte lejuar nga Gjykata kthimi i kësaj prone dhe është pranuar një akt ekspertimi, duke sjellë si pasojë që një pjesë e ujërave territoriale të shtetit shqiptar të kalojnë në pronësi të individit.

Ne kallëzim thuhet se, per keto arsye, Komisioni, si edhe ata që kanë përgatitur aktet e ekspertimit teknik për Gjykatën së bashku me trupin gjykues, i cili ka lejuar një veprim të tillë, si mosveprime të kryera me dashje direkte, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe që i kanë shkaktuar shtetit një dëm real dhe konkret, te ndiqen penalisht. Task force ka kerkuar fillimin e ndjekjes penale per regjistruesit dhe disa punonjes te Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme Vlorë, fillimin e ndjekjes penale dhe pezullimin e menjëhershëm nga puna te tyre.

Top Channel