Gara shpejtësie me mikun e tij në Tiranë, kush është reperi i njohur shqiptar që  u kap “mat” nga policia, 400 mijë lekë gjobë

19/05/2024 10:23

Policia rrugore e Tiranës ka njoftuar masat administrative që janë vendosur përgjatë një jave në kryeqytet.

Mes të gjobiturve janë edhe reperi i mirënjohur nga Kosova, Xhonatan Isufi, që njihet me emrin e artit si Don Xhon.

Ai është konstatuar duke bërë gara shpejtësie me mikun e tij, ndaj të cilëve është vendosur 400 mijë lekë të vjetra gjobë.

Top Channel