Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu zhvilloi të enjten paradite një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.

Pas këtij takimi Arvizu u shpreh: “Zhvilluam një diskutim të mirë. Dy gjërat më të rëndësishme për të cilat diskutuam ishin, e para të kemi një tranzicion të butë dhe të rregullt dhe e dyta të ripohojmë angazhimin e fortë të SHBA-së. SHBA është partnere e Shqipërisë”.

Ambasadori u takua me vone edhe me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ku percolli te njejtat mesazhe.

“Në këtë takim ripohuam angazhimin e SHBA-ve për të ardhmen integruese të Shqipërisë. Presim një tranzicion të qetë dhe të butë dhe pres me kënaqësi të bashkëpunoj me Metën dhe anëtarët e tjerë të koalicionit qeverisës”, tha Arvizu.

Nga ana e tij, kreu i LSI-së Meta theksoi se kishte shprehur angazhimin e kësaj force politike për përmbushje të detyrimeve të saj dhe krijimin e konsensusit të gjerë për reformat.

“Do të adresojmë problemet e përgjithshme që kanë qytetarët tanë. Besojmë në mbështetjen e SHBA-ve për këtë perspektivë të re të Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, parti kryesore të të cilit janë PS dhe LSI dolën fituese në zgjedhjet e 23 qershorit dhe do të jenë forcat kryesore në ndërtimin e qeverisë së re, që do ta udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.

SHBA: Sa më parë çertifikimi i rezultatit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, nëpërmjet një deklarate për median mbrëmjen e së mërkurës ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013, për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë.

“Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim institucionet zgjedhore të çertifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar”, theksohet ne deklratë.

Pas formimit të një qeverie të re, vijon deklarata, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarë që të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë