Konflikti GJKKO-Dhoma e Avokatisë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme dhe e evitueshme, Kuvendi të ndërhyjë
Kryeministri Edi Rama foli sot, teksa ishte përballë disa drejtuesve bizneseve të vogla, për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.
Rreth 400 biznese janë aktualisht në proces në kuadër të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ndërsa deri më tani janë miratuar 32 kredi, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh.
Kryeministri Edi Rama tha se interesi për skemën është në rritje dhe se ritmi i aplikimeve dhe miratimeve është përshpejtuar.
Gjatë deklaratës së tij, Rama u shpreh se programi është krijuar për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme që kanë kaluar fazën fillestare të vështirësive dhe tashmë kanë nevojë për financim për t’u zgjeruar.
“Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tëndë” ka ardhur si një nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla, të mesme që ia kanë dalë t’i mbijetojnë sfidave të krijimit të tyre në një treg të hapur, ia kanë dalë të përballojnë vështirësitë që çdo biznes i vogël përballon. Sot kanë akumuluar dije, kanë qartësi se si mund të rriten, por nuk kanë mundësitë financiare.
Ne kemi krijuar këtë skemë, e cila faktikisht ofron një kredi me interes deri në 2%, kredi shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%. Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm.
Më vjen mirë që po shoh një rritje të interesit, sot që flasim kemi rreth 400 biznese që janë në proces, kemi praktikisht deri në 5 që janë shifrat 32 kredi të miratuara, për një vlerë që shkon te rreth 5 mln euro. Ajo që na vjen mirë të shohim është ritmi i përshpejtuar. Hapësira është për shumë më tepër”, tha Rama.
Top Channel