Rusi, Putin bën betimin si President

07/05/2012 00:00

Putin është zyrtarisht presidenti i ri i Rusisë. Me rikthimin në
Kremlin, njeriu që prej vitesh tërheq të gjitha fijet e politikës
vendase, merr në dorë drejtimin e njërës prej ekonomive më të forta të
Europës.

Pas kater vitesh ne krye te qeverise dhe pas rezultatit te shumediskutuar te zgjedhjeve ne muajin mars, ai eshte rikthyer ne presidencen ruse, ne vendin e mbajtur deri me tani nga nje njeri i konsideruar gjeresisht si aleati i vet i ngushte, Dimitri Medvedev.

Putin e beri betimin presidencial ne nje ceremoni madheshtore ne Kremlin, ku iu rezervua holli i perdorur dikur si Dhoma e Fronit per caret ruse. Boshti i fjalimit te tij te shkurter, te mbajtur me kete rast, ishte hyrja e Rusise ne nje faze te re te zhvillimit kombetar.

“Do te na duhet te vendosim detyrat per nje nivel te ri, nje cilesi dhe nje shkalle te re lidershipi. Vitet e ardhshme do te jene vendimtare, sepse do te percaktojne fatin e Rusise per te gjithe dekadat qe do te vijne”, tha Putin.

Putin permendi presidentin e larguar, duke thene se Medvedev i dha modernizimit te Rusise nje impuls te ri dhe se transformimi i vendit duhet te vazhdoje. Mes pjesemarresve ne ceremoni ishte dhe ish-presidenti sovjetik Mikail Gorbacov, ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, vejusha e presidentit te pare te zgjedhur lirisht nga populli rus, Boris Jelcinit, si dhe kater kandidatet humbes ne zgjedhjet presidenciale.

Nese e perfundon mandatin e tij 6-vjeçar, Putin do te kthehet ne liderin qe ka sherbyer me gjate ne krye te shtetit rus qe prej kohes se Josif Stalinit. Ekspertet mendojne se Putin eshte nje politikan mjaft elastik, megjithate nese arrin të krijojë partneritete të reja dhe të krijojë konsensus të ri politik, brenda pak kohe, Rusia mund te perballet me një krizë politike. Pyetja kryesore qe shtrohet tani eshte sa do te jete Putin ne gjendje  të drejtojë një shoqëri më të hapur dhe më pluraliste ruse.

Zgjedhjet e fundit në Rusi u shoqëruan me incidente të shumta, akuza për manipulim të rezultateve nga ana e opozitës si dhe revolta të shumta kundër rikthimit të Putinit në presidencë, të cilat nuk kanë munguar, madje edhe një ditë përpara se presidenti i ri të bënte betimin, gjatë të cilave morën pjesë me mijëra njerëz. Policia u konfrontua me protestuesit gjatë trazirave të një dite më parë dhe arrestoi më shumë se 400 persona, duke përfshirë edhe disa udhëheqës të opozitës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA