Përtej premtimeve të qeverisë së Kosovës, në Bruksel përsëritet qëndrimi se Komisioni ende nuk ka një datë të qartë për nisjen e dialogut të vizave për banorët e vetëm të izoluar të Ballkanit.

Duke iu referuar deklaratës së komisioneres Malmstrom, zëdhënësi Michele Cercone tregoi se Komisioni është ende në proçesin e përpilimit të vlerësimit, bazuar në raportet e fundit të ekspertëve të vendeve anëtare, të cilët vizituan në fillim të dhjetorit Prishtinën.

Sipas Cercone, Komisioni po verifikon gjithashtu të dhënat e marra nga autoritetet kosovare “mbi disa çështje teknike dhe planin për zbatimin e çfarë ne u kemi kërkuar atyre”, tha ai.

“Komisioni është ende në këtë proçes vlerësimi dhe për këtë motiv, siç është shprehur komisionerja Mallmstrom, në këtë fazë të proçesit është mjaft e vështirë që të përcaktohet një afat kohor përfundimtar, apo të thuhet një datë e posaçme. Ajo vetëm i është  referuar mundësisë se nga fillimi i vitit tjëtër, ndoshta mund të bëhen hapa të mëtejshëm për nisjen e dialogut me Kosovën”, përsëriti zëdhënësi i komisioneres për Cështjet e Brendshme.

Javën e kaluar, samiti europian miratoi konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Ballkanin, ku 27 vendet anëtare riafirmuan se:

“Kosova do të përfitojë gjithashtu nga perspektiva e liberalizimit eventual të vizave, porsa të jenë plotësuar të gjitha kushtet“, duke i përmendur autoriteteve vendore nevojën e progresit për fushën e drejtësise, lirive dhe sigurisë.

Gjatë kohës kur kryeministri Hashim Thaçi po qëndronte në Bruksel, në Prishtinë u zhvilluan debate ndërmjet pozitës dhe opozitës parlamentare për çështjen e udhërrëfyesit të vizave.

Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se do të dëshironte ta kishte optimizmin e kryeministrit Thaçi. Kurse në radhët e Vetëvendosjes dhe AAK-së u shprehen më optimistë për marrjen e udhërrëfyesit, por kritkuan ashpër qeverinë.

Ndërsa vetë kryeministri Thaci, kur u kthye në Prishtinë pas vizitës në kryeqendrën e BE-së, deklaroi se kishte sjellë lajme të mira për Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA