Botërori i Formulës 1 është në prag të përfundimit dhe tek Ferrari po shtohen zërat për një zëvendësues të mundshëm të pilotit Felipe Massa, duke marrë parasysh paraqitjet e tij të dobëta gjatë këtij sezoni.
Edhe pse Massa ka një kontratë edhe për sezonin 2012 me skuderinë italiane, e ardhmja e tij është shumë e paqartë.
Të mërkurën, presidenti i Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo, i lëshoi një ultimatum pilotit brazilian.
“Shpresojmë që Massa të bëjë një paraqitje të mirë sezonin e ardhshëm e më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Montezemolo në programin italian të radios ‘La Politica nel Pallone’.
Shumë ndryshe analiza për pilotin tjetër të Ferrarit, spanjollin Fernando Alonso: “Kontrata që kemi me Alonson është e gjatë, ashtu siç ishte edhe kontrata e Schumacher-it. Me gjthë respektin që kam për pilotë si Vettel apo Hamilton, them se Alonso është më i miri në botë.”
Top Channel