Libi, në radhë për të parë Gaddafi-n e vdekur

22/10/2011 00:00

Trupi i ish-dikatorit të Libisë Muammar Gaddafi tregon shenja të qarta
të dhunës; përpara se të vritej e kanë rrahur, e kanë sulmuar, e kanë
tërhequr zvarrë.

Një rit antik barbar u konsumua më pas me trupin e pajetë të kolonelit me një të kaluar të lavdishme dhe me një fund të hidhur.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka në plan që të nisë një hetim rreth vdekjes së Gaddafi-t. “Janë dy video. Një që e tregon të gjallë dhe një tjetër që e shfaq të vdekur. Ka katër ose pesë versione të ndryshme rreth zhvillimit të ngjarjes”, thotë zëdhënësi i Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

Por Këshilli Ushtarak ka vendosur që të mos kryhet autopsi e trupit. “Askush nuk do të marrë në shqyrtim trupin e Gaddafi-t”, tha një zëdhënës i ushtarakëve të këshillit të Misurata-s.

Ndërkohë në Libi ka një problem për drejtuesit e revolucionit, pasi nuk arrijnë që të bien dakord mes tyre në lidhje me mënyrën se si do të varroset Gaddafi. Po debati i sotëm mund të jetë një prelud, për atë cfarë do të ndodhë nesër me lidershipin e Libisë, me të ardhmen e vendit.

Për momentin dihet me siguri se kufoma e Gaddafi-t ndodhet në një dyshek të ndotur, në një dhomë figoriferike të Tregut Afrikan, aty ku më parë shitej mish në periferi të Misurata-s.

Gazetarët ndërkombëtarë lejohen që ta fotografojnë trupin e pistë, të gjakosur dhe të pluhurosur. “Jeni gazetarë? Ejani të shihni kufomën e kriminelit. Thuajini botës se kemi fituar”, thonë të lumtur rebelët.

Ndërkohë edhe personat më besimtarë në Libi duket se e kanë harruar ritin fetar, që një i vdekur duhet të varroset brenda 24 orësh. “Për Gaddafi-n dhe djemtë e tij jemi gati të bëjmë një përjashtim. Njerëzit duhet t’i shohin se kanë vdekur. Na kanë trajtuar shumë keq për vite me radhë. Eshtë e drejtë që Libia ta gëzojë këtë fitore”, thonë besimtarët.

Megjithatë ata theksojnë se nuk do të bëjnë gabimin e amerikanëve me Osama bin Laden. “Trupi i tij nuk do të humbë në ujë, por si një mysliman do të varroset ndoshta në një vend sekret pranë qytetit të tij të lindjes, Sirte-s”, thotë Ramadan Zarmoha, 63 vjec, një prej personave më të njohur në Misurata.

Ndërkohë jashtë vendit ku ndodhet kufoma ndodhen në radhë qindra persona; ka pleq, por edhe shumë të rinj, madje edhe fëmijë. “Dua ta shoh Muammar-in e vdekur”, thotë një djalë 8-vjecar, i cili qëndron në radhë, bashkë me vëllezërit e tij më të mëdhenj. Nashtu në radhë ndodhen edhe dhjetëra rebelë, të cilët kanë lënë fushat e betejës në Bani Walid dhe Sirte. Shumë prej tyre në luftime kanë humbur miq e të afërm dhe urrejtja e tyre për diktatorin është e madhe. Për të parë Gaddafi-n e vdekur kanë shkuar edhe persona të gjymtuar, pa këmbë e duar. Ata qëndrojnë për disa minuta para fytyrës së pajetë të diktatorit. E shohin me qetësi, po brenda cfarë ndjejnë? Shumë prej tyre nuk kanë njohur jetë tjetër vecse të qëndruarit të shtypur për 42 vite me radhë nën diktaturë.

“Shumë e cuditshme tani që e shoh. Duket shumë i vogël, ndërsa unë kisha menduar se ishte një burrë i gjatë dhe i madh”, thotë një djali i ri, i gjymtuar.

Mubarak qan për Gaddafi-n

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak shpërtheu në lotë dhe kaloi një gjendje jo të mirë mendore, kur mësoi për vrasjen e mikut të tij, Muammar Gaddafi dhe pa fotot që e tregonin atë të vdekur.

Lajmi është publikuar në disa gazeta online, ku citohen mjeke e spitalit ushtarak te Kajros, ku eshte shtruar Mubarak, i cili eshte ne gjykim. Ai akuzohet se urdheroi te qellohet kunder manifestuesve ne “Sheshin Tahrir” gjate protestave ne kryeqytetin e Egjiptit.

Si vdiq Gaddafi?

Ish-diktatori i Libisë, koloneli Muammar Gaddafi, u vra në një shkëmbim zjarri pasi u zu rob në qytetin e fundit që kontrollonte, Sirte.

Kryeministri në detyrë i vendit, Mahmoud Jibril, deklaroi se koloneli u godit në kokë ndërsa trupat e tij dhe ato qeveritare qëllonin njëra tjetrën, pak pasi ishte dorëzuar.

Ai konfirmoi se koloneli ishte kapur i gjallë, por ndërroi jetë përpara se të mbërrinte në spital. Jibril shtoi se një mjek ligjor që i bëri ekspertizën nuk mundi të përcaktonte nëse goditja fatale kishte ardhur nga trupat besnike të ish-diktatorit apo prej trupave revolucionare.

Për Muamar Gaddafin, rebelët ishin “minj”. Por ishte ai qe pati fundin e një miu, i nxjerrë zvarrë nga një tubacion pranë një rrugë të Sirtës.

Akti i fundit i rebelimit libian ishte kaotik, ashtu sic kane qene ne fakt te gjithe keta muaj per Libine. vdekja e tij tashme eshte e konfirmuar, por mbi menyren sesi u konsumua agonia e kolonelit, mbeten hije dyshimi.

Me se shumti, mendohet per nje ekzekutim gjakftohte, sado qe autoritetet pretendojne te kunderten.

Rindërtimi paraprak i ngjarjeve nis me sulmin e oreve te para te mengjesit:

Nje autokolone makinash leviz drejt jugut, por goditjet jane nga avionet amerikane. Ne mesin e tyre eshte nje ‘Toyota Corolla’, ku ndodhet Gaddafi dhe eskorta e tij. Koloneli ka mbetur i plagosur nga bombardimet ka marre plage ne bark dhe ne koke. “Ne nuk duam ta vrasim, por nese ndodh, nuk kemi c’te bejme”, ka qene pak a shume motoja e aleateve, nje menyre per te zbehur polemikat mbi te drejten e eleminimit te nje udheheqesi te nje vendi tjeter.

Rrethimi i Gaddafit te gjakosur nga rebelet dukej si skene e nje filmi. Momenti i vdekjes mbetet i pazbardhur. Por media te ndryshme flasin per vrasje me gjakftohtesi dhe njeriu qe shkrepi armen, eshte 20-vjecari Mohamed al Bibi, i cili i heq kolonelit nga dora pistoleten e tij te arte dhe e qellon.

Nje gjest i shtyre ndoshta nga euforia e momentit, mbase edhe nga deshira per te kerkuar shperblimin prej 20 milione dollaresh. Kreret rebele pohuan se plumbi ka dale nga nje pistolete e kalibrit 9, e njejta qe mbante ne dore 20 vjecari.Pyetjet qe rrethojne kete vdekje duket se do te nxisin “Amnesty International” te kerkoje nje hetim, por libianet nuk jane aspak te shqetesuar nga ky fakt.

Pas dekada te tera vuatjeje e masakrash, ato mendojne se drejtesia u vu ne vend. Sa per nje pjese tjeter, ata qe i druheshin nje procesi gjyqesor spektakel te kolonelit, qe kishte shume gjera per te treguar, tani mund te marrin fryme lirisht.

Libia pas Gaddafi-t

Një botë pa Gaddafi-n duhet të jetë në parim një vend më i mirë. Bëhet fjalë për një tiran gjakatar, që shtypi miliona libianë dhe e përdori pasurinë e bollshme të vendit me naftë për të promovuar terrorizmin e aktet djallëzore jashtë kufijve.

Fuqitë perëndimore e përshëndetën vdekjen e diktatorit që qeverisi për më shumë se 4 dekada dhe e cilësuan si moment kulmor të betejës revolucionare që ato vetë mbështetën në Libi.

Pa ndihmën e NATO-s, forcat e Gaddafi-t do ta kishin shtypur me kohë
revoltën popullore. Dhe në fund, armët e precizionit të lartë, dhuratë e
forcave britanike, i ndihmuan rebelët t’i shkatërronin edhe ato pak
xhepa të mbetura rezistence. 

NATO-ja nuk humbi asnjë ushtar dhe numri i civilëve të vrarë gjatë konfliktit konsiderohet më i vogël se ai i viktimave të luftrave ballkanike.

Duket se vdekja e Gaddafi-t preferohej më shumë sesa jeta e tij prapa hekurave. Po të ishte gjallë, fati i tij do të kthehej në subjekt diskutimesh të ashpra.

Nëse do të gjykohej në Hagë, sic pretendonin britanikët, bota myslimane do të reagonte e zhgënjyer nga spektakli i një lideri arab të mbetur në mëshirën e drejtësisë perëndimore. 

Si për t’i dhënë fund hamendësive, libianët e gjetën vetë një zgjidhje, edhe pse brutale. Por mjaft analistë mendojnë se pjesa më e vështirë do të nisë tani.

Sa të lehtë mund ta ketë krijimin e një qeverie të re dhe adoptimin e
një bashkëjetese paqësore një vend i copëtuar mes rivalitetesh tribale, i
cili nuk ka as traditë e as institucione demokratike?

Cdo
qytet i rëndësishëm në Libi ka brigadën e vet të rebelëve, të armatosur
deri në dhëmbë e të vendosur të mos i ulë armët derisa e ardhmja të nisë
të përvijohet qartë.

“Unë luftova, zëri im duhet të
dëgjohet”, këtë thonë ata që luftuan për rrëzimin e Gaddafi-t dhe cmimi
që kërkojnë të gjithë është një copëz pushteti.

Njohësit e
problemeve të Afrikës pajtohen me faktin se është e vështirë ta bësh një
demokraci të funksionojë sic duhet në një shoqëri ku mungon një media e
lirë, energjike dhe e përgjegjshme, ku nuk ekziston një gjyqësor i
pakorruptuar e një shërbim civil me eksperiencë.
 

FOTO GALERI
1/4
Rebelet te lumtur per vdekjen e diktatorit

Top Channel