VIDEO/ Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg, 7 të plagosur

18/05/2024 08:17

Një shpërthim ka ndodhur në universitetin e Akademisë Ushtarake të Rusisë në qytetin rus të Shën Petersburg.

Paraprakisht mësohet se nga shpërthimi janë lënduar të paktën shtatë persona.

Ata u transferuan në objektin mjekësor të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ku iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore.

Një banor vendas informoi autoritetet për shpërthimin në territorin e akademisë ushtarake të komunikimeve Budenov.

Autoritetet ruse tashmë kanë nisur hetimet dhe shumë shpejt do të dihen detajet e para se çka e shkaktoi shpërthimin.

 

Top Channel