Merr detyrën kreu i ri i Forcave të Armatosura

08/08/2011 11:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi emërimin e Xhemal
Gjuknshit, në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të
Armatosura.

Në ceremoninë e marrjes së detyrës ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili i dorëzoi flamurin kreut të ri të FA-së.

Shefi në ikje i SHPFA-së, Maksim Malaj, gjatë ceremonisë së rastit foli për realizimet e FA-së gjatë viteve në shërbim të tij.

Ndërsa kreu i ri i FA-së, Gjuknshi premtoi se puna në përmbushje të objektivave të ndërmarra do të vazhdojë dhe do të ketë angazhim maksimal për në realizimin e reformave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA