“Marigoja” behet mashkull

09/03/2010 19:20

Nuk jane duart e nje gruaje por te nje burri. Quhet Koci Mujollari dhe jeton ne lagjen “1 Maji” ne Vlore. Prej 48 vitesh ai sfidon grate me grep e me shtize.

“Qe ne moshen 6 vjec na ka rritur gjyshja, e cila punonte shume vete. Me mesoi fillimisht me shtizat, por ne vend te tyre me jepte pende nga bishti i gjelit sepse ishin me te buta, te mos me vriteshin duart”, shprehet ai. Ne kete stil te gjate ai ndihet i barabarte me ustalleshat me te regjura te seksit te kundert. 54 vjecarit nuk i shpeton asnje sekonde pa qendisur e thurur.

“Eshte e pamundur qe te rri pa pune. Ngrihem ne 2-3 te mengjesit dhe punoj deri ne 7, ndersa kur kam punen pasdite punoj deri ne 2 te drekes”, shprehet ai. Sipas nje tradite qe nis qe nga koha e Marigose se famshme vlonjate, mjeshtri i gjilperes end flamurin kombetar me mijera rruaza qe mezi t’i sheh dhe syri.

“Kam bere disa flamure, nje me 15 mije rruaza, nje me 18 mije dhe nje tani me 30 mije rruaza”, pohon Koci. Shkathtesia e tij qendron edhe tek durimi per te kaluar ne gjilpere nje rruaze te vogel. “Kam shume shume durim. Nuk dua te rri pa pune. Cdo gje qe bej per qejfin tim, per shtepine time”, thote 54 vjecari. Ai thote se mendja do pushoje se punuari, vetem atehere kur syte te mos u pergjigjen duarve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel