Fotot/ Restorantet në Spanjë të ndara me xham mbrojtës kundër Covid-19

26/04/2020 15:40

Në kryeqytetin spanjoll, ndarje plastike po instalohen në bare dhe restorante për të garantuar që klientët të ruajnë një distancë sigurie mes njëri tjetrit dhe të evitojnë përhapjen e covid 19.

“Unë nuk mendoj se ndokush në këtë vend do të mund të vazhdojë me bizneset e mbyllura për gjashtë, shtatë muaj apo edhe një vit. Kjo nuk do të ndalojë, edhe tani që vera po vjen. Unë mendoj se covidi do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë, deri kur të gjejmë një vaksinë apo një kurë. Ndaj në radhë të parë duhet të mbrojmë veten, më pas klientin, që ky i fundit të vijë pa frikë. Vërtetë do të kemi një xham mbrojtës në mes, por kjo nuk ka rëndësi. Do të mësohemi me këtë.”

Në Spanjë, ka shumë bare e lokale, të mëdha e të vogla. Vetë pronarët përllogarisin një shpenzim prej 100 deri në 120 euro për ndarjen e çdo tavoline me xhamat mbrojtës dhe kur bëjnë llogaritë në përfundim, thonë se është më mirë që të hapen se sa të qëndrojnë të mbyllur. Po ashtu, ata kanë dalë edhe me idenë e vendosjes së kamerave termike, që fiksojnë temperaturën e çdo personi që hyn në lokal.

“Ka dy kamera. Një kamera termale që pikas temperaturën e çdo personi dhe dërgon informacionin në këtë ekran. Do të lëshohet një alarm në rast se një person me temperaturë më të lartë nga ajo që është programuar për kameran do të hyjë në lokal.”

Edhe vende të tjera si Kina, Koreja e Jugut, Japonia, kanë sisteme të ngjashme në këtë lloj biznesi apo edhe në dyqane të tjera. Dhe spanjollët mendojnë se kjo është një referencë e mirë që do të funksionojë edhe në vendin e tyre. Kjo do të thoshte rihapje të biznesit me një nivel të caktuar sigurie.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel