Lojtarët e Premier League, nismë për mbledhje fondesh

09/04/2020 13:39

Futbollistët e Premier Leagues bashkojnë forcat për të ndihmuar Sistemin Shëndetësor Britanik për të përballuar emergjencën coronavirus.

Nën hashtagun #PlayersTogether, emra të tillë të kampionatit anglez si Kevin De Bruyne, Granit xhaka, Jordan Henderson etj kanë nisur një fushatë për mbledhje fondesh për llogari të NHS në mbështetje të strukturave dhe personeli mjekësor që është në vijën e parë të frontit kundër përhapjes së Covid-19.

futbollistët e Premier League kanë dalë me një komunikatë të cilën ata e postuan në profilet e tyre në rrjetet sociale ku theksohet se kanë diskutuar shpesh për idenë e krijimit të një fondi kontributesh që mund të përdoret për t’u shpërndarë atje ku është më e nevojshme në këtë kohë krize të krijuar nga Covid-19 dhe për të ndihmuar ata që po luftojnë këtë virus me NHS në krye.

Ata shpjeguan se kjo nismë kolektive është në bashkëpunim me Shoqatën e Bamirësisë për NHS për të shpërndarë sa më shpejt dhe në mënyrë efikase këto fonde atje ku janë më të domosdoshme.

Lojtarët e mbyllën komunikatën e tyre duke theksuar se #PlayersTogether është mënyra e tyre për të bashkëpunuar e për të ndërmarrë një nismë vullnetare e ndarë nga çdo lloj diskutimi me klubet e ligat dhe që mund ta ndihmojë në mbledhjen e fondeve e për të bërë diferencës si në shumë vende të botës.

Top Channel