Arinj dhe kojota/ Covid-19 mbyll njerëzit brenda! Kafshët “shëtisin” të lira në rrugët e San Francisco-s

09/04/2020 10:11

Pandemia Covid-19 duket se ka sjellë një përmbysje totale duke kyçur njerëzit brenda dhe lënë kafshët të lira në rrugët e qyteteve.

Kështu ka ndodhur në San Francisco, ku kafshë të cilat kanë jetuar deri më tani nëpër male, kanë filluar të zbresin edhe në qytet. Kështu ka ndodhur me një ari të zi ditë më parë, i cili u fotografua në qytet rreth orës pesë të mëngjesit.

Por më e shpeshtë mbetet prania e kojotave, që shihen kudo; nëpër trotuare dhe në bregdet.

Kojotat janë kafshë vendase të Amrekisës së Veriut, më pak të vegjël se ujqërit në trup, por kanë shumë gene të ngjashme, siç është çakalli në zonën auroaziatike.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel