Si do të paguhen punonjësit në këtë krizë? Ja si përgjigjet në Open përfaqësuesi i biznesit fason

08/04/2020 23:36

Florian Zekja, përfaqësues i biznesit fasone me anë të një lidhje skype foli në Open në Top Channel për krizën që po kalon dhe biznesi fason. Zekja tha se për dy vitet e ardhshme biznesi fason do të jetë në vështirësi të mëdha.

Zekja foli edhe për nismën që fasoneria kërkon të prodhojë maska dhe materiale të nëvojshme për pandeminë ashtu siç po bëjnë firmat e mëdha të modës.

“Kemi kontaktur me ministrin Ahmetaj që të shërbente si një urë lidhëse. Duam që të na jepen kontrata që bizneset fasone të prodhojnë maska dhe materiale të nevojshme për situatën e pandemisë dhe për këtë kemi marrë një përgjigje pozitive. Biznesi fason është në krizë dhe për dy vitet e ardhshme do vazhdojë të qëndrojë në krizë”- tha Zekja.

Si do ti paguani punëtorët?- e pyeti Eni Vasili.

“Në qoftë se situata agravohet do shkojë deri në mbylljen e bizneseve. Por të jemi optimist. Kina filloi punën, Gjermania dhe Italia kanë hartuar plane ekonomike optimiste. Kjo na bën optimistë pasi me këto vende kemi marrëveshje pune”- tha Zekja .

Top Channel