Manchester United paguan punonjësit/ Futbollistëve në të gjithë Evropën po u ulen pagat

06/04/2020 15:40

Liverpool e Tottenham kanë shkaktuar jo pak polemika me tifozët e tyre në Angli me vendimin për të mos paguar punonjësit që nuk janë në zonën sportive duke i nxjerrë në asistencë për t’u dhënë mundësinë që të marrin 80% të pagës nga qeveria britanike.

Por ky shembull nuk do të ndiqet nga Manchester United. Drejtuesit e Djajve të Kuq në fakt do të vazhdojë të paguajë 900 punonjësit që nuk janë në zonën sportive dhe të mos kërkojnë paratë e qeverisë. Sipas Daily Mail, punonjësit e Manchester United do të njoftohen gjatë kësaj jave se do të paguhen si zakonisht edhe pse sezoni është pezulluar.

Në të njëjtën kohë, mësohet se ata janë inkurajuar nga klubi që të dalin vullnetarë në luftën kundër koronavirusit. Në këtë mënyrë, Manchester United ndjek shembullin e rivalëve të qytetit, Manchester City që nëpërmjet një zëdhënësi konfirmoi se nuk do të përdorë skemën e asistencës së qeverisë britanike dhe se do të vazhdojë të paguajë punonjësit e tij

 

Top Channel