Fortesa spanjolle e izoluar nga bota e jashtme regjistron zero raste koronavirusi

04/04/2020 15:01

Një fortesë në majë të një kodre në Spanjë, e cila është izoluar nga pjesa tjetër e botës prej frikës së koronavirusit, deri tani nuk ka regjistruar asnjë rast mes banorëve të saj.

Qyteza kështjellë Zahara de la Sierra që ngrihet mbi panoramën e Andaluzisë në jug të vendit ka bllokuar katër nga pesë hyrjet e saj më 14 mars, ditën kur Spanja njoftoi zgjatjen e gjendjes së alarmit alarm, tha kryebashkiaku Santiago Galván.

Prej atëhere vendi ka regjistruar 117,000 raste koronavirusi dhe rreth 11,000 vdekje.

Ndërkohë asnjë rast me Covid-19 nuk është regjistruar mes 1400 banorëve të Zaharas. Postblloku i hyrjes së vetme në qytezë ruhet nga 1 polic ndërsa banorë të saj me veshje mbrojtëse lajnë çdo makinë që hyn me ujë me klor.

Galván thotë gjithashtu se çdo të hënë e të enjte rreth 10 banorë lajnë të gjithë rrugët e sheshet e qytetit me dezinfektues.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel