Historia e mëposhtme nga Ihsan Fekih tregon se rruga për në pushtet ashtu si ajo e mbijetesës, është e mbushur me hipokrizi e manipulime.

Një hebre i Rusisë merr lejen e shpërnguljes nga Rusia për në Izrael.
Në kufi, policët rusë i kontrollojnë bagazhet dhe i gjejnë një bust të Leninit dhe e pyesin: “Çfarë është kjo?”. Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebreu dhe vazhdon: “Ky është Lenini, themeluesi i socializmit, i cili i ka sjellë mirëqenien popullit rus. Po e marr me vete si kujtim për kohët e begata që kam kaluar.”

Pasi kalon kufirin dhe shkon në aeroportin e Tel-Avivit, policët e doganës i kontrollojnë bagazhet dhe kur shohin bustin e pyesin: “Çfarë është kjo?”
Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebreu dhe vazhdon:
“Ky është Lenini, krimineli i çmendur që më detyroi të ikja nga Rusia. E kam marrë me vete që ta mallkoj sa herë që ta shoh!”.

Pasi shkon në shtëpinë e re, të afërmit i vijnë për vizitë. Një prej nipave e pyet: “Kush është ky?”
Pyetja e duhur, nuk është “kush është?”, “por çfarë është?”- tha hebreu dhe pa e zgjatur shtoi:
“Ky është një bust 10 kg flori 24 karat, pa doganë!”

Kjo është politika: aftësia për të sqaruar një çështje shumë personave në forma të ndryshme, me kusht që secili prej tyre të bindet me sqarimin tënd!
Rezultati: rruga për në pushtet është e mbushur me hipokrizi e manipulime.
Ngase në politikë nuk ka vend vetëm se për një ligj: “Ose bëhu gjuetar profesionist, ose bëhesh gjahu i profesionistit!” (Mekulipress)

Top Channel