Rritet bilanci, shkon në 214 numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi

01/04/2020 07:39

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka informuar se numri i vdekjeve në nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 214, pasi 46 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të ministrisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Turqi është rritur në 13.531, me 2.704 persona të rinj që kanë rezultuar pozitiv.

Të dhënat thonë se gjithsej 243 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, ndërsa 847 pacientë trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Gjithashtu, nga ministria informojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 15.422 teste dhe numri i përgjithshëm i testeve të realizuara është rritur në 92.403.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar për herë të parë në Wuhan, koronavirusi aktualisht është përhapur në të paktën 178 vende dhe territore në të gjithë botën, aktualisht me epiqendër Evropën pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza./AA

Top Channel