Koronavirusi; Salla e patinazhit në Madrid kthehet në morg të përkohshëm

28/03/2020 21:59

Një qendër e njohur zbavitjeje në kryeqytetin spanjoll po kthehet në një morg të përkohshëm teksa numri i viktimave të epidemisë vazhdon të rritet.

Salla e patinazhit Palacio de Hielo në Madrid do të përdoret për të mbajtur të vdekurit para se ata të varrosen ose të futen në krematorium, prej mbingarkesës së shtëpive funerale të qytetit.

Vendimi u mor pas bisedimeve mes qeverisë rajonale të Madrid, shefave të ushtrisë dhe bashkisë.
Madridi është nga zonat më të prekura në vend me 1,263 vdekje nga 10,575 raste të koronavirusit.

Atraksioni më parë qëndronte hapur nga shtatori deri në maj.

Autoritetet thanë se temperatura e akullit ishte ideale për ndalimin e dekompozimit të trupave, teksa shtëpitë funerale të qytetit janë të tejmbushura me numrin në rritje të të vdekurve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel