Greqi/ Shtohen vdekjet nga CoVid-19, shkon në 892 numri i të infektuarve

26/03/2020 17:48

GREQI- Ka shkuar në 26 numri i të vdekurve nga CoVid-19 në shtetin fqinj. Gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 4 viktima të cilët ishin prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë në Greqi numri i të prekurve nga koronavirusi gjatë orëve të fundit është 71. Ndërkohë janë 892 persona të infektuar në të gjithë Greqinë.

Për sa u përket të infektuarve raportohet se 54 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel