Haradinaj: Nuk ka dokument për marrëveshjen finale me Serbinë

09/03/2020 13:46
Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë shpjegime për diskutimet me homologun serb Aleksandar Vuçiq në Uashington, por nuk ka paraqitur dokument mbi marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit me kreun e shtetit. Haradinaj para mediave tha se suksesi i marrëveshjes varet nga temat që trajtohen.

“Nuk ka nxjerrë ndonjë dokument, por shpjegime ka dhënë se është biseduar për mundësinë e ecjes përpara marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, por nuk kishte ndonjë dokument, ndonjë gjë konkrete specifike”, tha ai. Pasi sipas tij, nëse diskutohet shkëmbimi i territoreve, apo korrigjimi ky proces është i dështuar që në fillim.

“E shpjegova faktin se suksesi i një procesi për një marrëveshje finale varet nga temat që trajtohen. Në rast se trajtohet territori ose korrigjimi, atëherë ky proces ka dështuar para se të fillojë. Nëse respektohet integriteti territorial i Kosovës dhe Kushtetua, atëherë ka shanse”, tha ai.

Haradinaj edhe sot përmendi idenë e tij për një konferencë dyditore me liderët politikë në Kosovë, por tha se presidenti Thaçi nuk ka dhënë qëndrim.

Top Channel