Bashkëpunim me producentin e Ariana Grandes, këngëtarja shqiptare jep lajmin e mirë

28/02/2020 19:05

Sot në “Ftesë në 5” ishte e ftuar Anina, këngëtarja simpatike me origjinë shqiptare, që është lindur dhe rritur në Itali.

Edhe pse vetëm 16 vjeç, Anina ka publikuar dy videoklipe të sajat dhe është duke punuar për të lançuar albumin e saj të parë.

Gjatë bisedës ajo zbuloi se për projektin e radhës po bashkëpunon me Sky Adams, producentin e njohur të yjeve ndërkombëtarë të muzikës si Ariana Grande, Rihanna, Ava Max etj.

Top Channel