Koronavirus-Itali/ Arratiset mes arave nga zona e kuqe, do takonte të dashurën

27/02/2020 20:37

Në Itali, u morën masa të ashpra për frenimin e koronavirusit, të cilat shkuan deri në izolimin e plotë të zonave të rrezikshme, sic ishte Codogno në Itali.

 Por një pjesë e njerëzve brenda këtyre të ashtuquajtura “zona të kuqe” nuk po pajtohen me shtetrrethimin. Të paktën 6 prej janë “arratisur” prej andej, thonë mediat vendase.

Një djalë gjeti mënyrën mënyrën për të dalë nga qyteti e për të shkuar në Firenze; dikush tjetër u largua fshehurazi përmes fushave që të takonte të dashurën. Shumica megjithatë nuk shkuan dot shumë larg, sepse u kapën e u kthyen mbrapsht. Rasti më i bujshëm ishte ai i të mërkurës, kur një patrullë karabinierësh, ndaloi gjatë një kontrolli rutinë një të ri nga Codogno. Vetëm kur i panë dokumentet, policët kuptuan se nga vinte ai, dhe e ndaluan menjëherë.

Nga e diela, është thuajse e pamundur të kalohen 35 pikat e kontrollit të vendosura përreth zonave të rrezikut, e ku verifikimet i bëjnë gati 400 agjentë të forcave të rendit. Personat që tentojnë largimin në këtë mënyrë rrezikojnë denoncimin për “ shkelje të urdhrave të autoriteteve, që mbështeten tek arsyet e sigurisë publike. Me izolimin e detyrueshëm në Itali, janë përballur gati 50 mijë vetë.

Top Channel