“S’kisha mundësi reale për mbrojtje efektive”/ KPK i jep kohë deri në 3 mars gjyqtarit Bib Ndreca

26/02/2020 10:15

Gjyqtari Bib Ndreca i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë para vettingut.

“E theksoj që duke qenë se nuk keni bërë hetim administrativ të plotë kërkoj riçelje të hetimit administrativ”, ka thënë ai para trupës.

“Duke patur parasysh se sapo më erdhi analiza financiare dje, pas katër minutave më erdhi seanca , unë nuk kisha mundësi reale të kryeja mbrojtje efektive. Fillimisht më caktuat datën , shumë shpejt. Kërkoj riçelje për hetimin e pasurisë. Ky proces është kontaminuar nëse ju nuk vlerësoni dhe kriterin e aftësisë profesionale dhe pastrimin e figurës”, tha ai më tej.

“Organet kompetente në çdo rast t’i përgjigjen komisionit. Për mua nuk është hedhur shorti i dosjes, janë mbledhur të gjitha aktet kërkoj të më hetojë dhe jo mos të më hetojë”, vijoi ai.

Në përfundim të deklaratës së tij KPK tha se trupi gjykues vendosi t’i japë subjektit kohë shtesë deri në datën tre mars.

Bib Ndreca

Top Channel