Audicionet në “Take Me Out Albania” vazhdojnë, djemtë më të mëdhenj në moshë kanë shansin të gjejnë dashurinë!

26/02/2020 18:06

Ndërkohë që audicione të dyta për vajzat të “Take Me Out Albania” u zhvilluan sot në studio e Top Channel në Kashar, ato fillestare vazhdojnë çdo ditë në piramidë në orën 17:00.

Nëse doni të bëheni pjesë e formatit “dating” të suksesshëm në 39 vende të botës që do të vijë së shpejti edhe në Shqipëri nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës, jeni ende në kohë.

Një thirrje e veçantë i bëhet djemve më të mëdhenj në moshë, pasi prurjet e femrave nga mosha 35-40 janë tepër interesante.

Ju kujtojmë se gjithashtu mund të aplikoni dhe online në aplikime.top-channel.tv/takemeout/.

Top Channel