Sot audicione të tjera të dyta në “Take Me Out Albania”, jeni ende në kohë të bëheni pjesë!

25/02/2020 19:30

Sot në studiot e Top Channel në Kashar u zhvilluan audicione të tjera të dyta të “Take Me Out Albania”, vetëm për djemtë.

Prurjet në emisionin “dating” që do të nisë së shpejti nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës janë shumë interesante dhe pritet një spektakël i vërtetë që do të mbajë mbërthyer audiencën përpara ekranit.

Audicione fillestare vazhdojnë ende në piramidë, çdo ditë në orën 17:00, kështu që nëse dëshironi të bëheni pjesë e formatit të suksesshëm në 39 vende të botës, jeni ende në kohë.

Gjithashtu mund të aplikoni dhe në faqën online të Top Channel në aplikime.top-channel.tv/takemeout/
Ju presim!

Top Channel