Dalin pamjet e reja të 1.3 ton kokaine të kapur në Maqedoni, ministri i Brendshëm: Konfiskuam vetëm 1 kg, pjesa tjetër….

20/02/2020 13:57

Ministri teknik për Punë të Brendshme në Maqedoni, Naqe Çulev, ditën e sotme ka dal  në një deklaratë për mediat duke thënë  se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm një kilogram kokainë.

Sipas tij pjesa tjetër e drogës është shkarkuar në Itali nga autoritetet. Ndërkohë ai ka shtuar se janë arrestuar 4 persona, të cilët janë ndaluar në paraburgim, ndërsa gjatë ditës pritet të dalin para gjykatësve hetues.

“Bëhet fjalë për Në interes të hetimit, personat që janë arrestuar, unë i përmenda. Në rast se gjatë hetimit del që edhe persona tjerë dhe kompani tjera janë të përfshira, atëherë hetimi do të zgjerohet. Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës”, tha Çulev duke mos shpalosur më shumë detaje nën arsyetimin që të mos dëmtoj procesin sepse bëhet fjalë për informata sensitive.

“Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë oficiale, gjitha tjerat janë spekulime”, tha Çulev.

“Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”, u shpreh Çulev.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel