Presidenti i ri i Kroacisë Zoran Milanoviç kreu sot ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës në një ceremoni modeste me pjesmarrjen e krerëve të shtetit, ndërsa shumicën e vëmendjes e mori performanca e himnit kombëtar nga artistja më e famshme transvestite e vendit Lisac.

Duke kaluar mes pikave kryesore të programit të tij, Milanoviç tha: “Republika jonë ka nevojë që çdo person të gjejë rrugën e vendin e tij në jetë, të jetojë me dinjitet dhe punë të ndershme. Kjo është shtëpia jonë, e gjeneratave të ardhshme dhe atyre që do të kthehen nga jashtë”.

Ndërsa Lilac ishte ftuar të interpretonte himnin kombëtar, me pamjen dhe vokalet që janë disi të vështira për t’u karakterizuar.

Ditën e Shën Valentinit ajo mbushi 70 vjeç dhe prej disa dekadash njihet në vend për shtytjen në maksimum të limiteve të modës dhe formave artistike të flokëve të saj. Ajo konsiderohet si ikonë në komunitetin ‘gay’ të vendit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel