Arjan dhe Valbona Metalla janë një çift invalidësh nga njësia administrative “Gose”, e bashkisë Rrogozhinë.

Prej 10 vitesh, si pasojë e një sëmundje që kaloi, Arjani nuk mund të lëvizë më duke qëndruar në karrocë i paralizuar. Bashkëshortja është pranë tij çdo moment. Ata kanë dy fëmijë, jeta e të cilëve është tepër e vështirë.

Në pamundësi ekonomike edhe shtëpia ku jetojnë nuk ka kushte elementare jetese. Rruga për në tualet shkon jashtë shtëpisë.. Familja kërkon një jetesë më dinjitoze, një shtëpi dhe mjekime. Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja e Top Channel.

Top Channel