“Peshk i madh”/ Arbër Çekaj kërkon përfaqësues të ambasadës amerikane e gjermane: Le ta shohin kush merret me kokainë, e kush me banane

05/02/2020 12:46

Në seancën e zhvilluar sot, Arbër Çekaj kërkoi që përfaqësues të ambasadës amerikane dhe gjermane të jenë të pranishëm në procesin ndaj tij.

Duke rikujtuar deklaratat e ish ambasadorit Donald Lu, që e konsideroi peshk të madh, Çekaj u shpreh se kërkonte te ishin të pranishëm për të parë që “gjyqi është fars”.

“Drejtuesi i ambasadës amerikane më ka konsideruar peshk të madh, duke iu referuar të dhënave të prokurorisë. Kërkojë që e nderuara ambasadë të jetë e pranishme për të kuptuar se kush është peshk i madh dhe kush jo. Kush merret me kokainë e kush me banane. Meqë kanë investuar shumë në SPAK”, tha Çekaj.

Seanca e sotme ku pritej të lexohej mbrojtja dhe jepej vendimi u shty për mungesë të mbrojtjes. Kjo është e herë qe shtyhet në këtë fazë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA