“Dashnorët poshtë Danubit”, është një histori dashurie dhe pasioni në Budapestin e pushtuar nga nazistët është një dramë e ndërlikuar e dy personazheve të divorcuar që ritakohen në rrethana ekstreme. Romani ngacmon një nga plagët e pashëruara të shekullit XX, genocidin e ushtruar ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një këndvështrimi i ndryshëm nga ai i librave të historisë.

“Dashnorët poshtë Danubit” është një marrëdhënie e tensionuar e dy çifteve për mbijetesë në kulmin e luftës; është një apologji e dashurisë përballë kërcënimeve të vdekjes.

Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë. Të dy botët do të hyjnë në një konflikt të heshtur i cili do ta ndryshojë në mënyrë dramatike jetën e personazheve. Teksa Bora pret çdo ditë vizitën e oficerit nazist i cili kërkon një portret nga piktori i shquar, të burgosurit poshtë e gjejnë shpëtimin te kënaqësia e dashurise, lidhja më e pastër me jetën përballë grackës së vdekjes. Kthesat e papritura të fatit do t’i detyrojnë Borën dhe Margën të mërgojnë në Argjentinë, ku jeta do t’i befasojë dhe do t’i tmerrojë përsëri.

 Më shumë rreth autorit

Federico Andahazi u lind në vitin 1963 në Buenos Ajres. Babai i tij Bela Andahazi, poet dhe psikoanalist hungarez kishte emigruar në Argjentinë. Është diplomuar në Psikologji në Universitetin e Buenos Ajresit. E ka ushtruar profesionin e tij për disa vite dhe ndërkohë është marrë edhe me letërsi. Librat e Andahazit janë botuar nga shtëpitë botuese më me emër, si: Doubleday, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Transëorld në Angli, Laffont në Francë, Frassinelli në Itali, China Times në Kinë, Kadokaëa në Japoni, Krüger në Gjermani, dhe nga dhjetëra shtëpi të tjera botuese në vende të ndryshme.

 DETAJET E LIBRIT

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Përkthyesi: Luljeta Shtino
  • Autor: Federico Andahazi
  • Nr. faqe: 350

 

Top Channel