Rritet bilanci, shkon në 425 numri i të vdekurve nga Koronavirus

04/02/2020 08:21

Vazhdon dhe rritet numri i viktimave nga Koronavirus në Kinë. Së fundmi raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 425 persona ku 64 është numri i të vdekurve të hënën.

Gjithashtu është rritur edhe numri i të prekurve i cili tashmë zyrtarisht ka shkuar në 20 mijë persona. Ndërkohë liderat e Kosovës e kanë pranuar që kanë reaguar me vonesë ndaj virusit.

Tashmë që qeveria e Kinës zhvilloi një aksion në tregun e paligjshëm të kafshëve të egra në provincën Hubei, aty ku edhe shpërtheu virusi.

Mos veprimi i Kinës është kritikuar ashpër edhe nga ndërkombëtarët të cilën bësojë se në rast se virusit do t’i kushtohej vëmendja e duhur që në fillim një katastrofë e tillë edhe mund të ishte shmangur.

Top Channel