Piloti i helikopterit që transportonte Kobe Bryant, vajzën e tij dhe 6 pasagjerë të tjerë të dielën u paralajmërua se ai ishte “shumë i ulët” vetëm pak momente përpara se mjeti të rrëzohej duke i marrë jetën të gjithë personave në bord.

Regjistrimi audio mes pilotit dhe kontrollorët të trafikut ajror, i siguruar nga  The Sun zbulon se këta të fundit po përpiqeshin të drejtonin helikopterin, por humbën kontaktin me të në momentet përpara aksidentit fatal. Legjenda e Los Angeles Lakers po udhëtonte me vajzën 13-vjeçare Gianna; trajnerin e bejzbollit John Altobelli, gruan e tij Keri dhe vajzën e tyre Alyssa; një prej trajnerëve në akademinë e të rinjve Kobe, Christina Mauser, ndërsa më vonë u zbulua dhe identiteti i  dy pasagjereve të tjera, Sarah dhe Payton Chester.

Piloti është identifikuar si Ara Zobayan. Dukshmëria në zonën ku ndodhi aksidenti të dielën ishte shumë e ulët për shkak të një mjegulle të dendur në jug të Kalifornisë, e cila kishte dëgjuar deri dhe policinë e Los Angelesin ta linte flotën e saj ajrore në tokë. Piloti dëgjohet të flasë me kontrollorët e trafikut ajror në lidhje me këtë në audio, dhe ata i thanë: “Jeni shumë i ulët,” pilotit pak para rrëzimit.

Kjo nuk do të thotë që helikopteri në të vërtetë ishte shumë i ulët ose afër tokës, sepse në fakt ishte në ngjitje në kohën e këtij paralajmërimi, thotë the Sun. Por “shumë ulët” nënkupton se një kontrollues i trafikut ajror nuk është më në gjendje të sigurojë udhëzime sepse nuk mund të lexojë s`i duhet radarin. Të dhënat e fluturimit treguan se në minutën e fundit përpara përplasjes fatale, helikopteri kishte kthyer drejtimin.

Top Channel