“Erdhën pa jetë, vdekja e tyre është mister”/ Flet shefi i Repartit të Pediatrisë për vdekjen e binjakëve

26/01/2020 21:14

Pas vdekjes së dy foshnjave 5-muajsh,ka reaguar Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,Vladimir Kumaraku.

Kumaraku deklaron se,të dy foshnjet binjakë mbërritën në Pediatrinë e Beratit pa shenja jete.

“Ata mbërritën me prindërit rreth orës 10:00 dhe pasi konstatova se ishin të vdekur,njoftova menjëherë policinë dhe morgun. I mbajtëm në repart deri në mbërritjen e policisë dhe më pas i çuam drejt morgut për të bërë analizat dhe autopsinë”-ka thënë Vladimir Kumaraku.

I tronditur në lidhje me ngjarjen dhe duke deklaruar se,foshnjat nuk kanë pasur probleme me shëndetin apo virozat së fundmi,Kumaraku deklaron se për të vdekja e foshnjave mbetet një mister.

  Vdekja e binjakëve vetëm 5-muajsh në Berat, drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat jep detaje

Top Channel