Zbulohet në Gjermani një bombë aktive e Luftës së Dytë Botërore

22/01/2020 06:25

Një bombë në gjendje aktive e Luftës së Dytë Botërore u gjet në Cologne të Gjermanisë. Autoritetet thanë se bomba peshonte rreth 500 kg dhe ishte me origjinë amerikane.

Menjëherë pas zbulimit ekspertët evakuan zonën dhe u vunë në punë për ta çaktivizuar atë.

Autoritetet bllokuan qarkullimin rrugor dhe mbyllën një urë pranë vendit ku kalojnë dhe trenat që të çojnë për në Cologne. Kjo shkaktoi pak probleme në transport gjatë mëngjesit si dhe shtyrjen e orareve të trenave.

Edhe 75 vite pas përfundimit të luftës, bomba të tilla aktive janë gjetur në të gjithë Gjermaninë.

Top Channel