Disa studiues nga Universiteti Rowan në New Jersey kanë zbuluar se filtrat të cilat ju përdorni në selifet tuaja mund të rrisin numrin e pëlqimeve që marrin.

Me rreth një miliardë përdorues çdo ditë, “Instagram” pa dyshim që është një nga aplikacionet më të njohura për të gjithë grupmoshat, Nëse jeni përdorues i rrjetit social “Instagram”, me siguri i njihni dhe bazat e këtij aplikacioni, por të dini saktësisht se cilat foto do të marrin numrin më të lartë të klikimeve është një biznes tepër i ndërlikuar!

Tashmë, një studim i ri ka zbuluar një “mashtrim” të thjeshtë për të rritur numrin e pëlqimeve në fotot që ju postoni.
Studiuesit në Universitetin Rowan në New Jersey kanë zbuluar se filtrat e ndryshme të cilat ju përdorni mund të rrisin numrin e pëlqimeve në një foto. Ndërkohë, postimi i fotove nga vendi i punës suaj, hobi apo statusi ekonomik gjithashtu mund të ndihmojë që të shtoni disa “like” me tepër, sipas studiuesve.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel