Luftëtari, gati marrëveshjen/ Drejtuesit flasin për Gjirokastër “të madhe”, trajneri për mbijetesë

17/01/2020 20:13

Sikur të mos mjaftonin problemet në mbarëvajtjen sportive të skuadrës së Luftëtarit, për gjirokastritë ka mbërritur dhe një penalizim nga FIFA për merkaton e dimrit, për shkak të mos shlyerjes së detyrimit ndaj brazilianit Mark Aurelio.

“Me 99% kemi arritur një marrëveshje me lojtarin, por edhe nëse nuk ja dalim do të tentojmë të vazhdojmë kampionatin me lojtarët që kemi”, shprehet Artur Dade.

Aktualisht Luftëtari është në vendin e parafundit me 11 pikë pas 17 javësh dhe 10 pikë larg vendit të tretë nga fundi që është sërish një zonë jo e sigurtë për qëndrimin në kategori, por drejtuesit e skuadrës gjirokastrite flasin ndryshe përtej çfarë thotë tabela e renditjes.

“As e diskutojmë mbijetesën, kemi bere merkato te mire”, shton ai më tej.

Ndërsa trajneri i ri i skuadrës Gjirokastrite, Nikolin Coclli është më me këmbë në tokë sa i përket objektivëve real sportiv.

Top Channel