Në shtator të 2020-s do të nisë funksionimi i sistemit të lëshimit të faturave elektronike.

Kasat fiskale duhet të zëvendësohen me programe të posaçme që raportojnë në kohë reale te tatimet, trasaksionet mes biznesit dhe konsumatorëve dhe bizneseve me njëri-tjetrin. Fillimisht procesi i fiskalizimit do të nisë me biznesin e madh për t’u përfshirë më pas edhe në bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë. Pikërisht kjo kategori subjektesh thotë se kosto e instalimit dhe e përdorimit është e lartë, ndërsa përdorimi i sistemit është i vështirë, pasi kërkon njohuri kompjuterike.

Abonimi në internet është i detyrueshëm për shkak të sistemit. Përveç pagesës mujore që shtohet për çdo biznes, probleme mund të lindin për shkak të cilësisë së internetit.

Aktualisht bizneset e raportojnë xhiron e tyre në tatime vetëm një herë në ditë, kur mbyllin aktivitetin e tyre dhe shtypin kasën për të transemtuar xhiron ditore.

Top Channel