Werder Bremen pyet tifozët: A është Rashica lojtari më i miri në botë?!

14/12/2019 18:36

Reprezentuesi i Kosovës ka realizuar një super gol në duelin ndaj Bayern Munich, derisa ka ekzaltuar tifozët e skuadrës së Werder Bremen.

Madje, faqja zytare e klubit gjerman ka pyetur në faqen zyrtare të saj nëse Milot Rashica është lojtari më i miri në botë.

“A është Milot Rashica lojtari më i miri në botë”, thuhet në faqen zyrtare të Bremenit në twitter.Rashica gjeti rrugën e golit pas vetëm 24 minutave lojë, duke zhbllokuar kështu sfidën.

Është ky goli i 9-të këtë edicion për futbollistin kosovar te skuadra gjermane.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel