Dron me mitraloz! Ushtria turke pajiset me armën “fluturuese” që shkrep 15 plumba në breshëri

13/12/2019 11:09

Një dron i ri ushtarak, që është i ndërthurur me mitraloz, i cili mund të shkrepë15 të shtëna në një breshëri të vetme dhe që mban në total 200 plumba do t’i bashkohet ushtrisë turke.

Asisguard, një firmë teknologjike në Ankara që është e specializuar në teknologjinë ushtarake, droni do të përdorë një sistem laser për të dhënë një shkallë të lartë saktësie.

Droni do të përdorë gjithashtu një grup mbajtësesh robotike për të kompensuar ripërtëritjen e armëve dhe për të siguruar që rruga e fluturimit të dronit nuk është e rrezikuar nga rënia. Sipas një raporti në “New Scientist”, droni do të jetë në gjendje të godasë caqe aq të vogla prej rreth 15 centimetrash, nga një distancë deri në 200 metra.

Droni që peshon rreth 25 kilogramë, i quajtur Songar, mund të udhëtojë deri në gjashtë milje në lartësi dhe deri në 3 kilometra mbi tokë. Mitralozi është i pajisur për të shkrepur plumba 5.56 x 45 mm të klasës së NATO-s. Droni gjithashtu do të vijë i pajisur me një kamerë për ta bërë atë të dobishëm për misionet zbuluese dhe mbikëqyrëse. Songar do të përdorë GPS për navigim dhe sistemi i tij i vizionit do të funksionojë ditën ose natën.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel