Lituanezёt kanё krijuar vullnetarisht njё ushtri digjitale pёr tё luftuar dezinformimin “Made in Russia” dhe duan t’u kundёrvihen trolleve rusё duke demaskuar „Fake News“ dhe propagandёn qё ata pёrhapin nё botё.

Vendet e vogla fqinjё tё Rusisё janë ato që bien më së shumti viktima të fushatave ruse tё lajmeve të rreme nё internet. Tani grupimi lituanez “Fildish” po angazhohet nё kohёn e lirё pёr demaskimin e këtyre lajmeve dhe të propagandёs si edhe pёr saktёsimin e lajmit tё deformuar. Mbi 1000 “fildishё” anonimё veprojnё aktualisht në vend.

Njёri prej tyre, qё pranoi tё flasё pёr DW e quan veten nё internet “skifter”. Emrin e vërtetë preferon të mos e thotë. Ai dhe të tjerët që veprojnë në të njëjtën mënyrë: kur zbulojnë gënjeshtra në rrjet, shkruajnë menjëherë kundër propagandës ruse.

“Për çdo artikull pozitiv ndaj BE-së dhe NATO-s apo Lituanisë vinin menjëherë qindra komente negative. Vendimi ynë ishte fare i thjeshtë, të kundërviheshim me komente pozitive”, shprehet ai.

Skifteri sjell dhe nje shembull konktret te një lajmi të rremë rus. “Në një portal në gjuhën lituaneze përhapet një lajm, sikur pjesëtarët gjermanë të NATO-s kanë shkatërruar një varrezë hebrejsh në Lituani. Kjo është punuar me fotoshop. Një automjet i blinduar gjerman mbi këtë varrezë hebreje në Kaunas. Një provokim tërësisht çmenduri. Por kështu punojnë ata.”, shton ai.

Lituania është e pavarur prej 30 vjetësh. Moska nuk e sheh me sy të mirë, që ish-republikat sovjetike sot janë anëtare në NATO dhe në BE, dhe lituanezët që nga ajo kohë jetojnë me shqetësimin prej fqinjit të fuqishëm.

Top Channel