Ishte-është/ Shihni transformimin në 74 sekonda të shtëpisë Toshi në Arbanë

11/12/2019 10:15

Familja Toshi erdhi nga Kukësi për tu vendosur në Arbanë të Tiranë në kërkim të një jete të mirë.

Por fatkeqësisht tërmeti i 21 shtatorit i prishi ëndrrën e tyre për të krijuar një jetë të re. Shtëpia ku ishin strehuar u shkatërrua dhe bë e pabanueshme.

Por falë angazhimit të Bashkisë Tiranë dhe bashkëpunimit të biznesit privat brenda dy muajsh ata panë që ëndrra e tyre jo vetëm që nuk ishte ndërprerë, por tashmë ishte bërë një realitet i jetushëm.

Ata kanë tashmë një shtëpi të re, të rindërtuar nga e para dhe që ofron komoditet dhe siguri.

Shihni videon e transformimit nga një rrënojë e tërmetit në një shtëpi të bukur dhe të kompletuar me të gjitha pajisjet e orenditë.

Shtëpia e re e familjes së z.Toshi ?

ISHTE/ ËSHTËNjë shtëpi? e rindërtuar nga e para për familjen e Osman Toshit, në Arbanë, e cila u prek nga tërmeti i #21shtatorit. Do vijojmë edhe me banesat e tjera, për të rimëkëmbur të gjitha dëmet e post tërmetit, duke i dhuruar të gjitha familjeve një strehë të re e të ngrohtë, ashtu si shtëpia e z. Toshi. Bashkë jemi më të fortë!? #TiNukDoJeshKurrëVetëm?????https://e-albania.al/dhuro/

Posted by Erion Veliaj on Tuesday, December 10, 2019

FOTO GALERI
1/8

Top Channel