Konfirmimi i Oliver Varhelyi, Orban fle për sukses në BE

23/11/2019 02:07

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e vlerësoi lart konfirmimin e kandidatit hungarez si komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Europian.

Oliver Varhelyi, 47 vjeç, e mori dritën jeshile këtë javë nga deputetët e Parlamentit Europian. Orban e përshkroi këtë si “suksesin më të madh diplomatik” në një dekadë.

Duke e cilësuar pozitën e Varhelyit si “portofolin më të rëndësishëm europian në pesë vjetët e ardhshëm”, Orban tha se ai do të mbulojë çështje të rëndësishme, si: emigracionin përmes vendeve të Ballkanit, lidhjet me Ukrainën dhe sigurinë energjetike në Kaukaz dhe Azerbajxhan.

Hungarezët tani “mund të rrisin ndikimin e tyre në politikat europiane”, tha Orban.Varhelyi ka qenë kandidati i dytë nga Hungaria që është propozuar për komisionar evropian.

I pari, Laszlo Troscanyi, u refuzua nga Parlamenti Evropian për shkak të konflikteve të interesit.Në total, Parlamenti Europian ka refuzuar tre kandidatë: nga Hungaria, Rumania dhe Franca.

Kjo ka qenë edhe arsyeja përse përbërja e re e Komisionit Evropian nuk e ka nisur punën në 1 nëntor, ashtu siç qe planifikuar fillimisht.

Top Channel