I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixheku dhe Artan Tafanin
Një 23 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V.
Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.
Top Channel