Protestat në Irak, forcat e sigurisë vrasin 5 protestues

05/11/2019 05:27

Vazhdojnë demostratat në Irak ku në demostratën e fundit janë shënuar edhe viktima.

Forcat e sigurisë irakiane kanë hapur zjarr ndaj protestuesve të cilët protestonin në Bagdad duke lënë të paktën 5 të vdekur.

Raportohet se në fillim të protestës teksa protestuesit po mblidheshin pranë selisë së televizionit shtetëror rreth 12 persona janë plagosur nga forcat e sigurisë irakiane.

Më herët, protestuesit sulmuan konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë shiit të Qerbelasë.

Raportohet se më shumë se 250 irakianë janë vrarë që nga fillimi i protestave antiqeveritare në muajin tetor.

Protestat kundër qeverisë kanë nisur nga korrupsioni dhe papunësia e madhe si dhe nga shërbimet e pakta dhe cilësia e dobët e tyre.

Top Channel